” VESHJA E MESHKUJVE DHE FEMRAVE NE TREVEN TONE ” ( Arxhent Qafleshi )

- Veshja e popullit shqipëtarë ishte një veshje që kishte tipare të njëjta,por edhe të veçanta si në trevat brenda Shqipërisë dhe Kosovës,ashtu edhe jashtë saj.
Në pjesët rurale të vendit tonë,ende ka njërëz që merrën me përpunimin e veshjeve kombëtare shqipëtare,mirëpo nuk janë të mjaftueshëm për të përfaqësuar në mënyrë
dinjitoze veshjën tonë tradicionale.
-Në trevën e Opojës,burrat mbanin plis të bardhë në kokë,këmishë xhamadan dhe pantolla të bëra nga zhguni,gjithashtu mbanin edhe koporane si mburojë nga era, shiu,e bora.
Opingat që shërbenin si këpucë të bëra nga lëkura e kafshëve,ndërsa veshja e femrave ishte pak më ndryshe.Në kokë mbanin shami,gjithashtu të veshur këmishë xhamadan nga pambuku i deleve,ku tjerrej dhe bëhej xhamadan.Pantallonat ishin të bëra nga një material i quajtur ‘bez’,por edhe nga pafta.Mirëpo,mbi to mbanin një fustanellë po nga i njejti material.Këpucët e femrave ishin të ngajshme me ato të meshkujve që quheshin ‘Jemenia’.
-Jo në të gjitha trevat shqipëtare ishte kjo veshje,në disa vise burrat në kokë mbanin shall (otoz) përveç plisit.Femrat në pjesën e Hasit mbanin një pjesë druri
në pjesën e pasme të belit qe shërbente për mbajtjen e ujit ngase femrat ishin ato që kryesishtë bartnin bukën dhe ujin dhe ua qonin burrave nepër ara ose vende
të ndryshme ku punonin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>